Tuesday 14 August 2012

Gjendet bomba 500 kilogramësh e Luftës së Dytë Botërore

Një bombë 500 kilogramësh është gjetur në një ndërtesë në qendër të Varshavës. Ndërtesa është evakuuar pasi punëtorët e ujësjellësit gjetën bombën e cila thuhet se ka mbetur që nga Lufta e Dytë Botërore, njoftoi DPA duke cituar raportet e medieve lokale.
Diku 20 njerëz janë evakuuar nga ndërtesa pasi një ekip që po riparonte gypat e ujit gjeti bombën afër ndërtesës, transmeton rel.
Ushtarët e siguruan bombën dhe e dërguan atë për detonim jashtë qytetit.
Kohë pas kohe vazhdojnë të gjinden mbetje të Luftës së Dytë Botërore në qytet.
Në muajin shkurt, diku 400 njerëz u evakuuan kur një bombë 1.5 tonësh u gjet në qendër të Varshavës-gjithashtu përgjatë linjës së Metros së qytetit

No comments:

Post a Comment